![Njësia Speciale futet brenda Manastirit ku po qëndron grupi terrorist](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_7183.jpeg)
Njësia Speciale ka hyrë brenda në Manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.
Burime të Klan Kosovës, bëjnë me dije se ka mundësi që aksioni të përfundojë brenda orës.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.