Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schëarz, ka njoftuar se ka shkëmbyer disa fjalë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe homologen e saj nga Kanada, Menalie Joly.
Sipas Gërvallës, biseda e tyre ka qenë e shkurtër, por substanciale, duke shtuar se në fokus të saj ka qenë lidhja e ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Kënaqësi të takoj sërish kolegët e mi të nderuar Melanie Joly dhe Antony Blinken. Si gjithmonë, lidhja e ngushtë mes Kosovës dhe ShBA’së ishte në fokus të këtij shkëmbimi të shkurtër, por substancial. Mirënjohëse për besimin dhe sinqeritetin. Gjithashtu krenare ta quaj Kanadën mike dhe aleate”, ka shkruar Gërvalla.