970×90
970×90
970×90
970×90

Rama flet për Kosovën në KS: Rusia po përpiqet të përdor konfliktin në Ballkan

Rama flet për Kosovën në KS: Rusia po përpiqet të përdor konfliktin në Ballkan

Ndërsa drejtonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka lënë pa përmendur edhe rastin e Kosovës.

Ai tha se pavarësisht se Kosova është nën sanksione nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, ndaj saj, nuk mund të ketë asnjë rrëmbim territori apo aneksime të paligjshme të tyre.

Ai tha se historia ka treguar se e vetmja mënyrë për të ecur para është tejkalimi i problemeve të së shkuarës dhe përpjekja për të krijuar një të ardhme të përbashkët përmes bashkëpunimit dhe jo përmes përçarjes.

“Historia ka treguar se ata që kanë parë luftën si rrugë të shkurtër për të arritur objektivat e tyre, kanë përfunduar duke u penduar vetë për të. Rusia dhe të tjerë janë përpjekur të keqpërdorin realitetin në Ballkanin Perëndimor, sidomos në lindjen e Republikës së Kosovës, për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperiale apo makthet e tyre”, tha ai.

“Pavarësisht se sa përpiqeni, Kosova, pavarësia e së cilës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, kreu 14 i kësaj karte të Kombeve të Bashkuara, Gjykata ndërkombëtare penale nuk mund të shërbejë si pretekst për rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm”.

“Nëse paqja që zgjat në rajonin tonë sot është e prekshme kjo ka të bëjë së pari me mësimet e nxjerra për të tejkaluar të shkuarën dhe për të shkuar drejt një të ardhmeje të përbashkët përmes bashkëpunimit dhe jo përmes përçarjes”, u shpreh Rama.

Related posts