![Kërçeli: Prishtina Parking i ka lënë jashtë shërbimit lagjet Santea dhe Lakrishte](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_6876.jpeg)
Ilir Kërçeli, Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kritikuar Ndërmarrjen Publike “Prishtina Parking” se lagjet në Lakrishte dhe te Santea i ka lënë jashtë shërbimit.
Lajmi i Plotë:
Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” po dështon në ofrimin e shërbimit të parkingut sipas principit të barazisë për qytetarët e Prishtinës
Pavarësisht se Komuna vendosi komercializimin e parkingjeve publike të lagjeve të Prishtinës, duke i bërë me pagesë edhe për veturat e banorëve rezidentë, “Prishtina Parking” ka dështuar në zbatimin e këtij projekti. Banorë të lagjeve si Lakrishta apo Santea ankohen se “Prishtina Parking” i ka lënë këto lagje jashtë shërbimit.
Duke qenë këto lagje shumë afër qendrës së qytetit dhe institucioneve ato janë shndërruar në “vendparkime falas” për vetura nga e gjithë Kosova, që parkojnë aty falas gjatë gjithë ditës duke ua zënë parkingjet banorëve rezident.
Përparim Rama pat premtuar një parking të madh nëntokësor në Lakrishtë, si pikë hyrëse e Prishtinës. Lëre që ky premtim nuk është askund, por ai po dështon në menaxhimin e parkingut në këtë lagje si dhe lagje të tjera.
Parkingu publik në Prishtinë ose duhet të jetë me pagesë për të gjithë e duke i favorizuar banorët rezidentë ose duhet të jetë siç ka qenë. Por, si me çdo gjë tjetër, projektet e P.Ramës ose nuk fillojnë fare ose dështojnë në gjysmë të rrugës.