970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Aksident i rëndë në Drenas, vdes një person

Aksident i rëndë në Drenas, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra prej goditjes së një veture në qytetin e Drenasit të hënën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në rrugën ‘Xhevat Dogani’, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti tha se në aksident ishte e përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka deklaruar ajo.

Related posts