Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se rendi dhe ligji nuk kanë alternativë dhe sipas tij, duhet të forcohen në të gjithë vendin, pa përjashtim, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim.
Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë.
Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas.
Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi.