![Përparim Rama ia ndalon lejet ndërtimore borxhlinjve të komunës](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/09/IMG_6360.jpeg)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për ndalimin e dhënies së lejeve ndërtimore dhe lejeve të përdorimit për personat juridik dhe fizik të cilët nuk i kanë përmbushur obligimet ndaj komunës.
Sipas vendimit të publikuar në faqen e Komunës së Prishtinës në Facebook, të gjithë ata që i kanë borxh komunës në kryeqytet nuk do të kenë mundësi që t’i marrin këto leje.