970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Muzeu i Muzikës në Gjakovë përfshihet nga zjarri

Muzeu i Muzikës në Gjakovë përfshihet nga zjarri

Pamjet e shpërndara nga banorë e të tjerë e kanë treguar muzeun i cili është kapluar tërësisht nga flakët.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj bëri të ditur për RTKlive se njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje, dhe se nuk dihen ende shkaqet për zjarrin.

“Është njoftuar prokurori, hetimet janë në fazën fillestare, ende nuk kemi indicie as dyshimet mbi shkaqet e zjarrit. Mbetet të pritet raporti i ekspertit të zjarreve ndërsa hetimet do të zhvillohen nga sektori rajonal i hetimeve”, ka thënë ai për RTKlive.

Kurse zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku, përmes një postimi në “Facebook”, e ka fajësuar kryetarin e Komunës së Gjakovës për këtë zjarr.

Related posts