![Hoti-Qeverisë Kurti: Fundin e keni afër](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_5231.jpeg)
Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova nuk mund të qeveriset me demagogji.
Hoti i ka dërguar një porosi partisë në pushtet duke thënë se “fundin e kanë afër”.
“Me demagogji mund të mashtrohen masat për të fituar një palë zgjedhje. Me demagogji mund të mbahet entuziazmi i masave për një kohë të shkurtër.
Por me demagogji nuk mund të qeveriset një shoqëri demokratike. Fundin e keni afër”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Gjatë ditës së sotme edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar largimin e Qeverisë Kurti,teksa ka thënë se mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës mbetet ende opsion.
Sipas tij mocioni është mënyra e duhur për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.
“Mocioni është mënyra më e duhur dhe legjitime, është demokraci. Aktualisht opozita i ka votat sa me e iniciu mocionin, pastaj duhet ndihma e deputetëve të tjerë. Shpresoj që në një rrethanë të caktuar do ta arrijmë unitetin brenda opozitës, por po është opsion”, tha Haradinaj ndër të tjera.