970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Ministria: Gati 33 mijë prindër kanë aplikuar për paratë e librave shkollorë

Ministria: Gati 33 mijë prindër kanë aplikuar për paratë e librave shkollorë

Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi, ka bërë të ditur se 32,800 prindër kanë aplikuar deri tash për subvencion të librave shkollorë.

Kelmendi ka theksuar se platforma e-Kosova po funksionon në rregull, dhe se shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Rastet kur fëmija nuk i ka mbushur ende 6 vjet, po trajtohen si të veçanta. /Reporteri.net/.

Njoftimi i plotë:

Në platformën eKosova për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore deri në ora 16:00 janë pranuar 32,800 aplikime.

Sistemi është duke funksionuar mirë dhe me mbështetjen e MPB-së dhe AShI-së ekipet do të ofrojnë shërbim për mbështetje teknike edhe ditëve të fundjavës prej orës 09 deri në 16 në numrin 0800 30 900.

Shtëpitë botuese tashmë i kanë publikuar çmimet e kopertinës së librave dhe ato nuk mund rriten. Po ashtu kanë publikuar pikat e shitjes për të gjitha Komunat.

Rastet e veçanta kur një fëmijë është regjistruar më herët se mosha 6 vjeçare në klasën e parë po trajtohen duke e dërguar numrin personal të fëmijës, emrin e shkollës dhe Komunën në emailin libri@rks-gov.net

Related posts