970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori britanik e quan të turpshëm kthimin e Xhabir Zharkut si njeri i lirë në Kosovë

Ambasadori britanik e quan të turpshëm kthimin e Xhabir Zharkut si njeri i lirë në Kosovë

” Xhabir Zharku u dënua me tre vjet burg për krimet e tij. Kthimi i Zharkut në Kosovë si një njeri i lirë është i turpshëm. Por turpi i vërtetë është se gjatë gjashtë viteve që kur u lejua të ikte drejtësisë, asgjë nuk është bërë për të ndaluar që politikanët e tjerë kriminalë të bëjnë të njëjtën gjë”, është shprehur ambasadori.

Ai thotë se nuk sheh ndonjë asnjë arsye për një dispozitë ligjore e cila lejon kriminelët të ikin nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit në vend që të vuajnë dënimin e tyre në burg.

“Unë shpresoj që reformat e Drejtësisë të Qeverisë do të mbyllin këtë shteg dhe kështu do t’u japin mbështetje atyre policëve dhe prokurorëve që janë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar.

Britania e Madhe ka nevojë që Kosova të jetë një partner serioz në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka përfunduar ai./Express/

Related posts