970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Vrasja në Skenderaj, çfarë dihet deri më tani

Vrasja në Skenderaj, çfarë dihet deri më tani

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë komunën e Skënderajt, ku si pasojë e të shtënave me armë një person ka mbetur i vdekur, dhe tre të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Runik të kësaj komune.

Siç raporton T7, sipas banorëve viktima dhe të plagosurit, nuk kanë lidhje familjare mes vete, dhe se vendi ku ndodhi ngjarja është lokal nate.

Për rastin i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Prokuroria Themelore në Mitrovicë tha për Gazetën Online Reporteri.net se të dyshuarit ende nuk janë identifikuar, pasi të njëjtit kanë qenë me maska.

“Prokurorja ka qëndruar 3-4 orë në vendin e ngjarjes. Ajo çka dihet është se një person ka mbetur i vrarë, dy persona të dyshuar kanë qenë me maska sipas dëshmitarëve. Ende nuk janë identifikuar personat pasi që kanë qenë me maska, mirëpo jemi duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore”, ka thënë zëdhënësi i kësaj pProkurorie, Valon Preteni për Reporteri.net.

Siç ka bërë të ditur policia, nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafiteri në fshatin Runikë të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në hetimet fillestare, nga arma e zjarrit lëndime kanë pësuar katër persona, njëri nga të lënduarit viktima N. L., 39 vjeçar, ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre persona të tjerë të lënduar ( po ashtu nga arma e zjarrit ) janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Nga hetimet e para dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, dyshohet se dy persona të dyshuar e të maskuar kanë hyrë brenda në kafiteri kanë shtënë me armë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja.

Gjitha veprimet e ndërmarra policore, janë udhëhequr nga prokurori i rastit i cili ka dalë në vend të ngjarjes ndërsa i njëjti ka autorizuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore .

Hetuesit e Sektorit Rajonal , janë duke punuar intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e kryesit/ve të veprës si dhe zbardhjen e kësaj vepre penale”.

Related posts