![Vazhdojnë kolonat e gjata te Dheu i Bardhë, gati një orë e gjysmë pritje për të dalë nga Kosova](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/IMG_3678.jpeg)
Si në çdo vit tjetër, bashkatdhetarët të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Kosovës për t’i kaluar pushimet.
Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se pikat kufitare me Serbinë si Dheu i Bardhë dhe Merdar, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së enjtes së 10 gushtit.
Në dalje të pikës kufitare te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë deri në 90 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve deri në 300 metra.
Ngjashëm edhe në dalje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet në dalje janë deri në 80 minuta, ndërkaq kolonat raportohet të jenë deri në 300 metra.
Ndërkaq në hyrje të këtyre dy pikave kufitare, pritjet janë deri në 10 minuta.
Ndërsa, në pikat e tjera kufitare nuk raportohet të ketë pritje apo kolona të automjeteve.