970×90
970×90

A është ajo ‘vajza më e bukur’ për të cilën na foli Capital T? Përgjigjet Adrola Dushi

A është ajo ‘vajza më e bukur’ për të cilën na foli Capital T? Përgjigjet Adrola Dushi

Para pak ditësh Capital T u bë kryefjalë e mediave duke pranuar se është i përfshirë në një lidhje dashurie dhe të dashurën e tij e cilësoi si “më e bukura në botë”. Nga fjalët e tij ndjehej dashuria ndaj partneres së tij, e cila siç tha ai do të jetë pranë tij edhe në momentet më të rëndësishme të karrierës së tij artistike, duke e shoqëruar gjatë koncertit në Prishtinë.

Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert. Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane.”-tha ai.

Prej disa vitesh, Capital T përflitet për një lidhje me Adrola Dushi por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar romancën. Capital T organizoi mbrëmjen e djeshme në Prishtinë një festë private me miqtë, gazetarët dhe bashkëpuntorët për koncertin “Time Capsule” që do organizojë në Prishtinë pas pak ditësh. Mes tyre ishte edhe modelja, e cila është pyetur nëse është ajo vajza më e bukur në botë për Capital T.

Unë jam! Mendoj se jam e bukur. Por, nuk e di nëse e ka patur për mua!”- tha ajo për KTV.

Më pas Adrola u shpreh me vlerësime për Capital T duke thënë se gëzohet shumë kur takon njerëz që e meritojnë fjalën “njeri”, dhe Capital T është një prej tyre.

Related posts