![Kjo është gjendja në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdar](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/08/34936622-7B74-4ABE-9441-E5C0396AD60B.jpeg)
Pikat kufitare me Serbinë si Dheu i Bardhë dhe Merdari, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së mërkurës. Sot, pjesa më e ngarkuar e këtyre pikave kufitare është dalja nga Kosova.
Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri në 30 minuta. Në dalje pritjet janë deri në 1 orë.
Në pikën kufitare në Merdar për të hyrë duhet pritur 15 deri në 20 minuta. Në hyrje pritjet janë deri në 1 orë.
Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.