![Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/4755F6A5-39BF-41AD-9561-F4E8180C4E45.jpeg)
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka vendosur sot që t’ua ndalojë profesorëve të këtij universiteti që të mbajnë mësim edhe në kolegje private.
Sipas vendimit, nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në institucione private të arsimit të lartë.
Siç raporton Koha.net, atyre u ndalohet angazhimi dhe mbështetja në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional
“Nuk lejohet angazhimi i personelit akademik në kolegje/institucione private të arsimit të lartë, përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit/institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”, thuhet në vendimin e Këshillit Drejtues të UP-së.