970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Nezir Gjocaj thotë se Komuna e Junikut i’a ndalon pjesëmarrjen në koncert: U diskriminova, Juniku nuk e ka pas këtë veti

Nezir Gjocaj thotë se Komuna e Junikut i’a ndalon pjesëmarrjen në koncert: U diskriminova, Juniku nuk e ka pas këtë veti

 

Komuna e Junikut ka paralajmëruar koncertin për diasporën i cil do të mbahet në objektet e Komunës, shkruan Gazeta Projekti.

Në mesin e shumë këngëtarëve junikas dhe të huaj, mungon emri i i Nezir Gjocajt, një këngëtari nga Juniku i cili jeton dhe vepron në diasporë.

Ai, përmes një statusi në profilin e tij Facebook ka reaguar duke e cilësuar mospjesmarrjen e tij si akt diskriminimi.

Gjocaj thotë se është diskriminuar dhe nuk i është lejuar të marr pjesë nga orhanizatorët,

Lajmi i plotë:

RADIO-GINOCI i Junikut sjell lajmin:

Në koncertin e diasporës organizuar nga Komuna e Junikut, une si artist diskriminohem dhe nuk me lejohet te marr pjesë nga organizatorët.

Të nderuar junikas, jam i brengosur me qasjen diskriminuese te organizatorëve të koncertit për diasporën në Komunën e Junikut ku kanë vendosur që mua si këngëtar të më ndalojn pjesmarrjen dhe as duke me ftuar.

Unë së pari jam qytetar i Junikut, pastaj jam themelues i Shoqerise KA Taf Gaxherri ne vitin 1982-83, dhe se fundi si këngëtar i cili përfaqëson vlerën junikase nder vite me projekte të shumta duke themeluar edhe Radion e diasporës me emrin “Radio Gunoci i Junikut. Jam i befasuar me një qasje të tillë sepse

Juniku në traditën e vet, diskriminimin nuk e ka pas asnjëherë veti të cilën mund te aplikohet nga institucionet e veta. Prandaj, jam i shokuar nga ky vendim arbitrar i cili nuk ma lejon pjesmarrjen te kendoj në vendin tim dhe per qytetaret e mij.
Jam shumë kurioz se si do vlersohet ky akt makaber dhe i pa precedent nga koleget e mi Këngëtarët Junikas!
Komuna Juniku Flet.
Kuvendi Junikut
Junik Inf Gjeravica Junikut

Me nderime të larta
RADIO-GUNOCI u Junikut

Related posts