![Aksident me fatalitet në Gjakovë, përplasen një kamion dhe një veturë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/B2318379-3E5F-4FF9-A4C0-E4156E80A75E.jpeg)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës, ku si pasojë e plagëve të marra në aksident, ka vdekur një person.
Rastin për gazeten online Reporteri.net., e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 10:40. ku në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
“Rreth orës 10:40 është raportuar aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë Elezaj.