![Nga Shëngjini në Kavajë, bllokohen 16 mjete lundruese, gjoba deri në 1 milion lekë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/C0F24B1D-7187-4645-B38A-3ABEB7520967.jpeg)
16 mjete lundruese që nuk zbatuan rregullat janë bllokuar nga kontrollet në vijën bregdetare nga Shëngjini në Kavajë.
Konkretisht në Shëngjin, Spille dhe në Durrës, janë bllokuar 11 Jet Ski, 1 gomone dhe 4 skafe. 2 nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan secili me masat 100 mijë lekë të rinj dhe 10 mijë lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për mungesë dokumentacioni.
3 drejtues u ndëshkuan me nga 100 mijë lekë të rinj, për lundrim dhe bregëzim në zonë të ndaluar; 7 drejtues u ndëshkuan me nga 10 mijë lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni në bord; 3 drejtues u ndëshkuan me nga 20 mijë lekë të rinj dhe 1 drejtues u ndëshkua me 80 mijë lekë të rinj, për disa shkelje të kryera njëkohësisht.