Kryemafiozi me famë botërore John Alite i cili ishte anëtar i familjes Gambino ka qëndruar në Kosovë dje dhe sot. Ai, në një konferencë për medie ka elaboruar të gjithë historinë e tij si anëtarë i familjes mafioze Italiane, Gambino dhe bosit të saj GOTTI.
“Kam qenë pjesë e mafias italiane, mafia italiane është shumë ë famshme në Amerikë. Në vitet ’80 familja me famshme mafioze dhe me më së shumti para, unë kam punuar atë kohë pranë tyre për shumë vite. Që nga vitit 2017 jam i lirë, kam botuar një libër. Media në Amerikë kontrollohet nga disa grupime, nga mafia italiane”, ka thënë ai.
Sipas tij, libri i censurohet në disa mënyra, në mënyrë që të mos del e vërteta.
Tha se ai gjithmonë ka qenë i fjalës, por që sipas tij, bosët e mafias kanë filluar të punojnë prapa shpinës së tij.
“Ajo që na karakterizon neve shqiptarëve gjithkund dhe në gjithçka, është se ne mbijetojmë. Në botën e krimit është edhe me problem kjo, por unë ja kam dal . JO të gjitha kombet e kanë këtë aftësi dhe ne e kemi duhet ta qojmë para. Zemra, kurajo dhe dëshira për të respektuar jetën, nëse i kalon gjithë këto teste tregon kush je. Unë ia kam dal, kjo është traditë shqiptare”, ka thënë ai.
John Alite, shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksisti, tek i besuari i John Gotti, bossit të organizatës mafioze më të famshme në botë, nuk e vuajti gjithë dënimin e tij pasi pranoi të bashkëpunonte, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit. Ai, pas konferences ka dalë sheshit të Kosovës ku edhe ka takuar përkrahesit e tij, më pas ai ka nderuar figurat kyqe të historisë së Kosovës si Zahir Pajaziti Ibrahim Rugova dhe Nënë Tereza duke treguar se vlerat e tyre sot janë portretizuar në lirië dhe pavarësinë e Kosovës.
Në Kosovë erdhi me ftesë të Edi Lushit, aktorit shqiptar në Hollywood dhe thotë se do të fillojë me biznes.
Në vitin 2011,ai u denua 10 vjet burg, për akuzat si pjesëmarrës në një mori krimesh, sikundër: vrasje, vënie gjobash, drogë, vjedhje dhe fshehje të krimeve. Gjatë viteve në burg bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane, duke dëshmuar para tyre kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij, dëshmi që tronditën thellë Perandorinë e Krimit të familjes mafioze Gambino, të fundmit e Cosa Nostra-s.