970×90
970×90

Ishulli grek “pushtohet” nga flakët, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e hotelet

Ishulli grek “pushtohet” nga flakët, mijëra njerëz largohen nga shtëpitë e hotelet

Mijëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet në Ishullin Rodos të Greqisë, pasi ishulli është kapluar nga zjarret.

Anijet private dhe ato të marinës greke i janë bashkuar rojeve bregdetare greke për të ndihmuar në marrjen e njerëzve nga plazhet e ishullit.

Pesë helikopterë dhe 173 zjarrfikës po operojnë në zonë, ndërsa tre hotele në zonën e Kiotarit raportohet se janë dëmtuar nga zjarri.

Një pushuese britanike tha se ishte evakuuar nga hoteli ku po qëndronte me motrën dhe vajzën e saj, por tani ishte ngecur në një plazh me qindra të tjerë në vapën e madhe.

“Këtu ka vetëm një kasolle të vogël dhe ka shumë njerëz. Ka fëmijë, është mesi i ditës, ne kemi ngecur këtu pa asnjë ndihmë, është e neveritshme”, tha Becky Mulligan, sipas BBC.

Φωτιά στη Ρόδο: Ανεξέλεγκτη η φωτιά - Η πυρκαγιά έφτασε σε ξενοδοχεία -  Εκκενώσεις και μέσω θάλασσας - ΤΟ ΒΗΜΑ

Ndërsa, Greqisë po i dalin në ndihmë edhe zjarrfikësit nga Sllovakia e Turqia.

Athina i ka kërkuar ndihmë Ankarasë për shuarjen e zjarreve shkatërruese që kanë përfshirë vendin tashmë prej ditësh.

Thirrjes për ndihmë Ankaraja i është përgjigjur me dy avionë ushtarakë dhe një helikopter. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri grek Kiriakos Mistoqis, shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar.

Turkey Will Send Firefighting Aircraft To Greece

“Situata në Rodos është serioze dhe jashtëzakonisht e vështirë. Për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të shpejtë të drejtimit të zjarrit, zjarrfikësit u detyruan të tërhiqeshin dhe të lëviznin”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Sllovak të Zjarrfikësve.

Greqia po përballet me nxehtësi të mëtejshme intensive këtë fundjavë, me meteorologët që paralajmërojnë se temperaturat mund të rriten deri në 45 gradë Celsius.

Φωτιά στη Ρόδο: Εκκενώσεις δια θαλάσσης, έφτασε σε ξενοδοχεία η πυρκαγιά. -  kalymnos-news.gr

Related posts