970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Armend Zemaj paralajmëron ditë të zeza për Vetëvendosjen

Armend Zemaj paralajmëron ditë të zeza për Vetëvendosjen

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje atëherë subjekti më i ndëshkuar nga populli do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Por ai tha se nuk është momentumi i duhur edhe për shkak të krizës së Kosova e ka me bashkësinë ndërkombëtare.

“Do të ishte sjellja më pozitive dhe më dashamirëse do të ishte dorëheqja e kësaj qeverie dhe shkuarja në zgjedhje Është pak komplekse shkuarja në zgjedhje në këtë situatë. Ata punojnë me logjikën e populizmit”, ka thënë ndër tjerash Zemaj.

”Vetëvendosja do të ishte subjekti më i ndëshkuar”, shton ai duke përmendur edhe zgjedhjet lokale disa muaj pasi VV-ja i fitoi mbi 50 për qind të votave.

Zemaj gjithashtu ka përmendur edhe dhunën në Kuvendin e Kosovës, duke e quajtur të papranueshme.

Por ai kishte kritika për kryeparlamentarin, Glauk Konjufca për thirrjen e Policisë brenda.

”Kryeparlamentari atë ditë dukej që është i hetuar nga veprimet ose nga mënyra sesi duhet të sjellur si kryetar i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit e ka thirrur Policinë për të intervenuar, ndoshta e ka bërë në afekt, por është e papranueshme, është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit”, ka thënë ai në T7.

Related posts