Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj po qëndron për një vizitë disa ditore në Gjermani, shkruan Gazeta Projekti.
Atje, Haradinaj me bashkëpuntorët e tij po në mesin e shumë vizitave të cilat i ka realizuar është mirëpritur edhe nga Vëllezërit Krasniqi nga Juniku, ku është mirëpritur nga menagjmenti i kompanisë.
Lajmi i plotë;
Gjatë qëndrimit në Gjermani, vizituam firmën e vëllezërve Krasniqi nga Juniku, e cila ndodhet në Kehl. Vëllezërit Krasniqi, përpos në Gjermani, veprimtarinë biznesore e ushtrojnë me sukses edhe në Kosovë.
Kosova duhet të krijojë kushte të mira për investitorët shqiptarë të suksesshëm në Gjermani e kudo që ata jetojnë e veprojnë.
Aleanca do të jetë përkrahëse e fuqishme dhe në shërbim të afaristëve tanë të suksesshëm të cilët kanë interesim të shtrijnë veprimtaritë e tyre biznesore edhe në Kosovë.