970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Takim në taracë të Greqisë: Moti më i nxehtë se biseda

Takim në taracë të Greqisë: Moti më i nxehtë se biseda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për një vizitë në Greqi, ka njoftuar se është takuar me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të cilin ka biseduar për uljen e tensioneve në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Pata një bisedë të gjatë me Miroslav Lajçak në margjinat e Simpoziumit të 25-të të SYMI në Kretë për uljen e tensioneve dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne mbetemi të përkushtuar. Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Pesë ditë më parë, Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar para ministrave arritjen e dakordimit në mes të zëvendësit të tij, Besnik Bislimit dhe Lajçak-ut, për reduktimin e trupave të Policisë së Kosovës brenda e në afërsi të ndërtesave komunale, ku qëndronin deri më tani, si hapi i parë për de-eskalimin e situatës së tensionuar në Veri të Kosovës.

Reduktimi, sipas Kurtit do të bëhet menjëherë meqë, siç ka argumentuar ai për shkak se qe “dy javë situata e ndërtesave komunale është krahasimisht shumë më e qetë”.

“Qeveria e Kosovës e shpallë publikisht gatishmërinë e saj për të punuar në drejtim të de-eskalimit të situatës dhe për të mos ndërmarrë hapa që mund ta eskalojnë situatën në Veri të vendit tonë. Kjo gjë nënkupton edhe reduktimin e menjëhershëm të 1/4 të policëve që gjenden brenda ndërtesave komunale apo në afërsi të tyre”, tha ai.

Shefi i Qeverisë përmendi edhe pikat e tjera të dakordësimit për të shtensionuar situatën në Veri, ndër të cilat atë për vlerësime të përbashkëta me EULEX-in dhe KFOR-in për mundësinë e zvogëlimit të mëtejshëm të pranisë policore në Veri.

“Kjo ishte kërkesë e jona që nga fillimi”, shtoi ai.

Ai përmendi edhe deklaratën që duhet ta bëjë Qeveria për të mbështetur mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Veri “pas stinës së verës”.

BE-ja ka vendosur masa ndaj Kosovës në fund të qershorit, pas përkeqësimit të situatës në Veri të Kosovës dhe mos-gatishmërisë së Qeverisë për të shtensionuar situatën në këtë pjesë të vendit sipas kërkesave të Unioni.

Sanksionet përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së komisioneve të përbashkëta në mes të BE-së dhe Kosovës, të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim- Asocimit, mos-dërgimi i ftesave zyrtarëve të Kosovës për takime të nivelit të lartë, suspendimi i vizitave bilaterale, me përjashtim të atyre që kanë për qëllim fokusimin në adresimin e krizës në Veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Related posts