Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në Fondin e Sigurisë, përmes llogarisë aktive brenda apo jashtë Kosovës. Sipas tij, në këtë mënyrë do të forcohej ushtria e Kosovës.
Mehaj ka shkruar se ushtria e vendit po konsolidohet në vazhdimësi përmes investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake.
Ai gjithashtu ka publikuar mënyrën alternative përmes së cilës qytetarët mund të kontribuojnë.
Postimi i tij i plotë:
Të dielën, kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se Kosova ka blerë dronë Bayraktar TB-2 nga Turqia.
“Arsenalit të ushtrisë sonë i kemi shtuar edhe dronë Bayraktar TB-2 të cilët i kemi blerë si Qeveri nga Turqia! Në dy vjet qeverisje e kemi shtuar për mbi 80% numrin e ushtarëve dhe mbi 100% buxhetin për ushtrinë.”, ka thënë Kurti.