
Mesfushori Granit Xhaka ka treguar se idetë dhe filozofia e klubit e kanë bindur për t’iu bashkuar Bayer Leverkusenit.
Shqiptari që përfaqëson Zvicrën iu bashkua klubit gjerman nga Arsenali në një marrëveshje 25 milionë funtesh.
Për faqen zyrtare të Leverkusenit, Xhaka deklaroi se idetë dhe filozofia e klubit e binden që t’iu bashkohet gjigantit gjerman.
“Kam pasur biseda shumë të mira me Simon Rolfes dhe gjithashtu me Xabin. Idetë dhe filozofia e klubit më bindën. Ishte një vendim i drejtpërdrejtë për t’u bashkuar me Leverkusen. Ndihem vërtet si në shtëpinë time këtu edhe pse është vetëm dita ime e dytë. Djemtë janë të shkëlqyer dhe unë kam pasur një pritje të shkëlqyer.
Xhaka shtoi se do të provojë të ndihmojë përmes përvojës derisa sheh një potencial të madh brenda klubit.
“Tani do të përpiqem të aplikoj përvojën, të cilën e fitova vitet e fundit në Londër, këtu dhe ta sjell këtë ekip të ri me vete. Është një sfidë, por unë shoh shumë potencial këtu. Lojtarët janë në formë të shkëlqyer dhe ka një shpirt shumë të mirë ekipor”.
Në fund, Xhaka theksoi se trajneri Xabi Alonso është model për të dhe është tejet i lumtur që mori telefonatë nga ai.
“Ka dhjetë vjet diferencë, por ne kemi pasur një lidhje për një kohë të gjatë përmes përvojës sonë të përbashkët në Bundesligë. Ne u përballëm me njëri-tjetrin si kundërshtarë në atë kohë, ai luante për Bayern Munich dhe unë isha në Gladbach (Borussia Mönchengladbach, red.). Kjo ishte pothuajse gjëja e parë për të cilën folëm. Bayern gjithmonë na ka ndarë, ata kishin një ekip të madh në atë kohë. Xabi është një model për të gjithë – lojtarët dhe trajnerët. Dhe thirrja e tij e parë për mua ishte diçka e veçantë. Jam i lumtur që tani mund të jem pjesë e këtij ekipi”.