970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

“Dita e mirë shihet me mëngjes”, Mehmeti: Procesi i zgjedhjes së guvernatorit është i kontestueshëm

“Dita e mirë shihet me mëngjes”, Mehmeti: Procesi i zgjedhjes së guvernatorit është i kontestueshëm

Fehmi Mehmeti, ish-guvernator i Bankës Qendrore, vlerëson se procesi i zgjedhjes së pasardhësit të tij në krye të këtij institucioni financiar ka qenë i kontestueshëm që në nisje.

Ai ka thënë se në këtë proces ka pasur shkelje kushtetuese si dhe të Ligjit për BQK-në.

“Dita e mirë shihet më mëngjes. Ka pasur shkelje. Ky ka qenë dyshimi imi që u vërtetua edhe në Komisionin për Buxhet që vlerësoi se procesi ishte jo i rregullt”, ka thënë Mehmeti në emisionin informative javor të ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM.

“Nuk ka pasur vendim të kuvendit për procesin e parë. Ka dy konkurse për një guvernator. Është dashur që të mbyllej procesi i parë dhe më pastaj të shkohet më shpallje të re”.

“Procesi është i kontestueshëm. Kjo bën që të kesh jostabilitet në punën që kryen. Ndikon në vendimmarrje dhe realizimin e objektivave që ke përpara”, është shprehur ai duke folur për guvernatorin e sapozgjedhur, Ahmet Ismaili.

Ismaili gjatë javës me 56 vota nga deputetët e pranishëm në sallë, është zgjedhur guvernator i BQK-së.

Related posts