
Kampioni i Kosovës në dy vitet e fundit, Ballkani, sot do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të garës më të fortë futbollit, Ligës së Kampionëve, ku në stadiumin Fadil Vokrri do ta presë kampionin bullgar Ludogorets.
Pas suksesit historik që arriti Ballkani në vitin e kaluar, duke u kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencë daljen e parë në garat evropiane, skuadra e Ilir Dajës, synon ta rishkruajë historinë, por tani në garë më prestigjioze.
Ballkani në këtë ndeshje vjen si kampion i dyfishtë i Kosovës, pra në dy vitet e fundit radhazi, ndërsa historia e Ludogorets është tejet më interesting.
Kampioni i 12-fishtë i Bullgarisë u inkuadrua për herë të parë në elitën e futbollit bullgar në vitin 2011, pasi në vitet e mëhershme kjo skuadër ishte shuar përkohësisht. Që nga inkuadrimi i saj e deri më sot ata kanë fituar të gjithë titujt në radhazi në ligën nacionale, madje në sezonin 2011-12 ishte bërë skuadra e vetme që fiton të gjithë titujt brenda Bullgarisë si skuadër e promovuar në atë vit.
Kjo statistikë tregon se Ludogorets është favorit në letër në këto dy përballje ndaj Ballkanit, por kampioni i Kosovës ka treguar jo rrallëherë se janë në gjendje të befasojnë për të mirë, duke qenë konkurrues me skuadra të njohura, siç kujtojmë grupet e Ligës së Konferencës.
Trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp dje tha se do të vazhdojnë ta luajnë futbollin e tyre, duke aluduar në atë që kishte thënë më herët se asnjëherë nuk do të mbrohen me sistemin e njohur ‘Parkimin e autobusit’ pavarësisht kundërshtarit.
Në anën tjetër, kapiteni i dytë i Ballkanit, Armend Thaqi, th se as kundërshtarët nuk do ta kenë të lehtë, siç ishte në dijeni se as skuadra e tij nuk e ka lehtë.
Ndeshja e parë zhvillohet sot në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 20:45, ndërsa ajo e kthimit, ku përcaktohet skuadra që shkon në rrethin e dytë zhvillohet një javë më vonë në Bullgari.