![Dërgohen autoblinda në Jarinjë, Elshani: Kemi informacion se dikush ka me ardhë nga Serbia](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/559C8DEA-39EA-4A3C-AC81-297D3ABE9404.jpeg)
Automjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Siç tha Elshani, autoblindat janë dërguar atje për çështje sigurie.
‘Kemi informacion se dikush ka me ardhë nga Serbia dhe për çështje të sigurisë i kemi dërguar policët tanë atje’, ka thënë shkurt Elshani.