![Leonis Miroci, biznismeni nga Juniku i cili po len gjurmë në Gjermani me biznesin e veturave për personat me aftësi të kufizuara](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/DADC20F9-D59C-4D2D-AA27-B8D6B49FDAC9.jpeg)
Në një shoqëri të drejtuar nga vlerat e përfshirjes dhe ndihmës, bizneset që angazhohen në shërbimin e personave me aftësi të kufizuara shërbejnë si dritare e shpresës dhe mundësive të reja. Një ndër to është biznesi me vetura për personat me aftësi të kufizuara, i themeluar nga Leonis Miroci nga Juniku, Handicap Fahrzeuge GmbH.
Ai, me sukses të lartë është duke vazhduar punën e biznesit ku tashmë ka ndërtuar themele të forta,
Miroci në një bisedë ekskluzive për portalin Gazeta Projekti thotë se ka për qëllim të bëjë ndryshimin pozitiv në jetën e personave me aftësi të kufizuara fizikisht duke ofruar vetura të modifikuara sipas nevojës së tyre.
“Ne ofrojmë të gjitha llojet e veturave për shitje për këtë grup të veçantë të klientëve tanë. Me një flotë të pajisur me vetura të adaptuara, si karrige të ndryshueshme, ramperë dhe sisteme të ndihmës për lëvizje, jemi të përgatitur për të përshtatur çdo veturë e cila shërben për udhëtim sipas nevojave të tyre individuale” ka thënë, Leonisi,
Tutje ai thotë se veturat janë të përshtatura në cdo aspekt duk i dërguar ato në vende të ndryshme të Evropes si ; Gjermani, Zvicërr, Kosovë dhe kudo që ka kërkesa.
“Biznesi ynë është i përqendruar në sigurinë dhe komoditetin e klientëve tanë. Përmes teknologjisë së fundit, ofrojmë një ndërfaqe të thjeshtë dhe të përdorueshme për rezervimin e shërbimit tonë. Nëpërmjet aplikacionit tonë të dedikuar ose faqes së internetit, apo duke na vizituar edhe në zyret tona, klientët mund të bëjnë rezervime për blerjen e veturave në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë, duke zgjedhur orën dhe vendin e mbërritjes së tyre ku ne gjithashtu ofrojmë shërbimin e dërgesës së vetures kudo që janë personat nbrenda Evropës”, thotë Leonis Miroci.
Ndryshe, Handicap Fahrzeuge GmbH, numron mbi 100 vetura të ndryshme për personat me aftësi të kufizuara.
Veturat mund ti gjeni dhe ti porosisni sipas nevojës në faqen e internetit.