Drejtoria e inspektoratit të Kryeqytetit sot ka zhvilluar një aksion në terren ku ka ndaluar shitjen, therjen e kurbanëve dhe shpezëve në kushte jo të përshtatshme higjienike në rrugë e hapësira të tjera publike.
Florian Dushi, drejtor i inspektoratit, th se ky proces lejohet vetëm në thertore të licencuara nga institucionet përkatëse, ndryshe, të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari të tilla në vende të palicencuara ose hapësira publike do të gjobiten.