Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se janë mbledhur mbi 11 mijë euro për familjen Ademaj e cila humbi dy anëtarë për shkak të vërshimeve që ndodhën të shtunën mbrëma në Pejë.
Pacolli të dielën ka hapur një fond për mbledhjen e të hollave për familjen Ademaj në Pejë.
Ai sot ka thënë se deri më tani janë mbledhur mbi 11 mijë euro.
“Mbi 11 000 euro të mbledhura deri më tani për familjen Ademaj në Pejë.” – ka shkruar Pacolli në Facebook.
Kujtojmë se si pasojë e vërshimeve dy persona humbën jetën në Pejë. Një grua e moshës 25-vjeçare dhe i biri i saj 5-vjeçar ishin viktimat që u regjistruan nga vërshimet që tronditën Pejën.