Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën mbrëma në qytetin e Pejës.
Një grua e moshës 25 vjeçare dhe djali i saj 5 vjeçar kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u vërshua nga të reshurat e mëdha të shiut.
Gazetarja e Nacionales, Gentiana Hasani po qëndron sot në Pejë ku nga atje ka sjellur fotografi nga shtëpia e viktimave.
Në bazë të fotove shihet se vërshimet kanë deportuar thellë në shtëpinë e familjes Ademaj në Pejë.
Për këtë rast ka pasur reagime të shumta të cilët kanë shprehur ngushillime për familjarët e viktimave.
Kë familje gjatë ditës e kanë vizituar edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazemend Muhaxheri si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Më poshtë mund t’i shikoni photography: