![Nxirret e vdekur një grua nga liqeni akumulues i lumit Ibër në Mitrovicë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/B9B281A1-5648-4623-808B-32B999632358.jpeg)
Një 56-vjeçare është nxjerr sot pa shenja jete nga zona e liqenit akumulues të lumit Ibër në Mitrovicë, shkruan Gazeta Express.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për Express se viktima është nxjerr nga liqeni pa shenja jete.
“Sot rreth orës 07:30, Policia ka pranuar informatën se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56-vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” , ka konfirmuar Zahiti, për Express.
Ndërkaq, “Miropol” ka siguruar disa fotografi nga vendi i ngjarjes.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/06/1F6E2BD5-161C-4393-A5ED-102BFF7C734E-768x1025-1-450x600.jpeg)