970×90
970×90

Toni Kroos vazhdon me Real Madridin

Toni Kroos vazhdon me Real Madridin

Legjenda Toni Kroos e ka vazhduar për një vit kontratën me Real Madridin.

Mesfushori gjerman do të jetë pjesë e “Los Blancos” së paku deri më 30 qershor të vitit 2024, ndërsa kontrata aktuale do t’i skadonte pas pak ditësh.

Përfaqësuesi gjerman i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2014 nga Bayern Munichu.

Me fanellën e bardhë, ai i ka zhvilluar 417 ndeshje.

Pas 9 sezonesh si lojtar i “Mbretërve” nga Madridi, mesfushori kreativ i ka fituar 20 trofe: 4 herë Ligën e Kampionëve, 5 herë Botërorin e Klubeve, 4 herë Superkupën e Evropës, 3 herë titullin në La Liga, 1 herë Copa del Rey dhe 3 herë Superkupën e Spanjës.

Palët kishin arritur marrëveshje për kontratën e re më herët, por që zyrtarizimi arriti vetëm sot.

Related posts