Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur sot se nuk do të shkojë në Bruksel për negociata me kryeministrin Albina Kurti, derisa të lirohen serbët e arrestuar, derisa policia e Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe formohet Asociacioni i Komunave Serbe.
Vuçiq përmendi se ai beson se nuk është caktuar një datë e saktë as në Bruksel, edhe pse BE është në kërkim të kësaj date.
“Nuk do të shkoj të flas me Kurtin derisa të lirohet çdo serb, derisa kryetarët e rremë të largohen nga pushteti”, tha Vuçiq.
“Mendoj se Kurti ka punë për të bërë, ai do të shkojë në Vatikan fillimisht për të kërkuar njohjen e Kosovës”, shtoi tutje ai.
Krejt këto komente presidenti serb i bëri gjatë një takimi që pati me kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i cili i është lutur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të dëgjojë rekomandimin e Budapestit zyrtar dhe t’i kthejë policët e arrestuar të Kosovës në vendin e tyre.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka thënë se data e takimit të radhës në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk është caktuar ende, pasi palët nuk e kanë konfirmuar ende.
Stano ka thënë se Bashkimi Evropian pret që palët të vijnë pa kushte në takimin e thirrur nga Shefi i Diplomacisë Evropian, Josep Borrell.
Kushte për të marrë pjesë në takim ka pasur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. Kurti gjatë ditës së djeshme thënë se pjesëmarrjen në takimin e radhës në Bruksel do të vendos pasi ta kuptoj gjendjen e tre policëve të arrestuar.
Kurti ka thënë se do të presë vizitën e shefit të Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, në burgun e Kralevës aty ku po mbahen tre policët kufitarë, dhe kur t’i ketë të dhënat se si janë policët, do të marrë vendim nëse do të shkojë në takimin në Bruksel.