Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kabineti i tij qeveritar e kanë ngushëlluar sot familjen e ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në ditën e parë të të pames.
Vokrri vdiq papritmas të premten si pasojë e një sulmi në zemër, ndërsa u varros dje me nderime të larta.
“Fadili ka qenë i të gjithë neve. Të gjithë familjes kolegëve dhe gjithë qytetarëve ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Do ta kujtojmë për të mirë gjithmonë”, tha Haradinaj gjatë vizitës te familjarët e Vokrrit.
Edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli tha se Kosova do ta kujtojë gjithmonë Vokrrin.p