970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Borell: Kurti duhet të koordinohet me KFOR-in dhe EULEX-in

Borell: Kurti duhet të koordinohet me KFOR-in dhe EULEX-in

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka thënë se operacioni i djeshëm i Policisë së Kosovës, due iu referuar arrestimit të Milun Milenkovic i njohur me nofkën “Llune” nuk ka qenë i koordinuar me KFOR-in dhe EULEX-in.

Ai po ashtu i ka kthyer letrën, kryeministrit, Albin Kurti për planin pesë pikësh për depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës.

Borrell i ka kërkuar Kurtit që të ketë partner KFOR-in dhe EULEX-in dhe koordinim paraprak me ta.

”Lidhur me vlerësimet e mundshme të përbashkëta të sigurisë, këto mund të diskutohen pasi të ketë ndodhur de-përshkallëzimi. Megjithatë, kjo do të thotë se ju duhet t’i merrnit plotësisht parasysh mendimet e EULEX’it dhe KFOR’it dhe t’i trajtoni si partnerë, që do të thotë edhe koordinimin paraprak me ta. Me keqardhje konstatojmë se nuk ishte rasti me operacionin e djeshëm në Mitrovicën e Veriut. Prandaj, çdo masë e ardhshme për sundimin e ligjit në veri të Kosovës do të duhej të diskutohej dhe të vlerësohej individualisht së bashku me EULEX’in dhe KFOR’in. Ngjarjet e së kaluarës kanë treguar se jo çdo masë e ndërmarrë nga Kosova nën ombrellën e sundimit të ligjit mund të mbështet nga partnerët tuaj ndërkombëtarë në kontekstin e mjedisit shumë të brishtë”, thuhet në letrën e Borrellit.

Tutje ai ka kërkuar nga Kosova veprime de-përshkallëzuese për situatën në veri.

Ndërkaq ka thënë se Serbisë do t’i kërkojë largimin e elementeve radikalë nga ato zona.

Related posts