Gjatë ditës së djeshme dy kosovarë janë arrestuar nga policia e Serbisë në Merdare.
Ende nuk dihen arsyet e arrestimit të tyre.
Bëhet fjalë për Dervish Maliqin dhe Esat Muçollin.
Kështu tha për Klankosova Labinot Maliqi, vëllai i njërit prej të arrestuarit.
“Po, e kanë arrestuar vëllain dhe dhëndrrin”, tha ai.
“Ata nuk i kanë marrë policia që janë në Merdare. Kanë ardhur policia nga Beogradi. Kur i pyeta për arsye ata thane i kemi arrestuar “Veç pse janë shqiptarë”, tha Maliqi.
Maliqi tha se janë njoftuar të gjithë institucionet relevante.
“I kemi njoftuar policinë, edhe të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ambasadën atje”, theksoi ai.