![Kurti – të rinjve në parti: Shikoni sa më shumë filma dhe lexoni](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/C3AFA170-BAC2-4DB7-B53E-9CB0CE025FF4.jpeg)
Kryeministri Albin Kurti ka pasur një sërë këshillash për t’ua dhënë të rinjve të anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje në një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Ai tha se e kishte me rëndësi ta ndante “një mesazh për rininë”.
“Shkolla verore në bashkëpunim me partnerë nga parti europiane, bursa, organizim ligjëratash, shikim dhe diskutim i përbashkët filmash apo edhe grupe leximi për libra letrarë, shkencorë e teorikë; këto janë aktivitetet që rinia e Lëvizjes Vetëvendosje duhet t’i shpeshtojë”, tha Kurti.
Kjo, pasi sipas kryeministrit, rinia e partisë së tij “duhet të jetë në gjendje të kuptojë dhe të interpretojë të tashmën dhe të ardhmen e vet, duhet të jetë në gjendje të përfaqësojë në mënyrë të pakompleksuar popullin tonë dhe të marrë mbi shpatullat e veta detyra gjithnjë e më të rëndësishme”.