![Mbledhja e dy qeverive, Kosova dhe Shqipëria takohen javën tjetër në Gjakovë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/C28D6667-3BA3-4048-BA2B-7AEA50A6EE2A.jpeg)
Mbledhja e ardhshme e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë pritet të mbahet më 14 qershor në Gjakovë.
Kështu bëri të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e ekzekutivit të mërkurën, i cili tha se kjo është mbledhja e tretë në më pak se dy vjet.
“Sot një javë do të jetë mbledhja e nëntë e përbashkët e Qeverisë tonë dhe Qeverisë së Shqipërisë, e treta në më pak se dy vjet. Kësaj radhe Gjakova do të na bashkojë e marrëveshjet që do të nënshkruajmë do të na afrojnë edhe më shumë”, deklaroi kryeministri kosovar, shkruan Telegrafi.
Ai tutje tha se në mbledhjet e deritanishme janë nënshkruar 41 marrëveshje bilaterale, ndërministrore dhe ndërinstitucionale.
“39 nga to kanë gjetur zbatim të plotë e dy të tjera janë në fazën finale të zbatimit. Duke pasur parasysh ndikimin pozitiv e të drejtpërdrejt që marrëveshjet e deritanishme kanë pasur në jetën e qytetarëve dhe bizneseve si dhe shkallën e lartë të zbatimit të
Ndër to që sipas tij ia vlen të përmendet është ajo për njohjen e ndërsjellët të ushtrimit të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit në zgjedhjen e