![Drejtori i Policisë: Që tre muaj policëve nuk u është paguar rrezikshmëria në punë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/4CF2EBBD-B009-4468-9DA9-11DCE9C2A16E.png)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se policëve nuk iu është paguar asnjë cent në tre muajt e fundit për rrezikshmërinë në punë.
Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Siguri, ku ka thënë mes tjerash se Policia e Kosovës akoma s’ka as sigurim shëndetësor.
Ndërsa, shefi i Policisë tregoi se Policët e Kosovës që janë të përfshirë në veri janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të garantuar sigurinë e tyre.
“Rrezikshmëria nuk është paguar në tre muajt e fundit, jemi në bisedime me Ministrinë e Brendshme këtë muaj presim që të paguhemi”, tha Hoxha. /KlanKosova