Veseli pas takimit ka thënë se Kosova shumë shpejt do të jetë anëtare me të drejta të plota në asamblenë parlamentare të Frankofonisë dhe ky është një lajm i mirë.
Ndërsa, për çështjen e liberalizimit të vizitave, Veseli njoftoj se sot do të udhëtojë për në Starsburg.
Krabal deklaroi se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Asamblenë e Frankofonisë dhe të jetë anëtare në Farnkofoni me të drejta të plota.
Objektivë kryesore në Asamblenë e Frankofonisë, sipas tij, është gjuha dhe kultura, por edhe ekonomia.
“Objektivë e dytë është demokracia, Kosova ka bërë punë të mrekullueshme në këtë drejtim. Element i rëndësishëm edhe luftimi i korrupsionit, dialogu dhe paqja. Besoj se edhe procesi i liberalizimit është në rrugë të mirë”, tha ai.