970×90
970×90

Sergio Ramos largohet nga PSG-ja

Sergio Ramos largohet nga PSG-ja

Mbrojtësi Sergio Ramos është futbollisti i radhës që ka konfirmuar largimin nga Paris Saint-Germain.

Spanjolli me anë të një komunikate zyrtare bëri me dije se nuk do të rinovojë kontratën dhe që të shtunën do të jetë ndeshja e fundit në fanellën e “Parisienëve”.

Nesër do t’i them lamtumirë një faze tjetër të jetës sime, mirupafshim PSG. Nuk e di në sa vende mund të ndihem në shtëpi, por padyshim që PSG, tifozët dhe Parisi është një ndër ta“.

Faleminderit për dy vitet e veçanta ku isha në gjendje të luaj në çdo turne dhe të jap më të mirën. Do të përballem tani me sfida tjera, do të mbaj ngjyra por për herë të fundit: Hajde Paris“, shkroi Ramos.

Ndërkohë, edhe PSG-ja e falënderoi Ramosin për këto dy vite që kaloi në “Parkun e Princave”.

Paris Saint-Germain e falënderon Sergio Ramosin, i cili është përgatitur të largohet pas dy sezoneve“.

Arriti në Paris më 8 korrik 2021, “SR4” ishte profesionist i madh, që ishte në gjendje të sjellë eksperiencë por gjithashtu shpirt garues dhe uri për të fituar gjithçka. Në 57 ndeshje, ai që vlerësohet si një ndër më të mirët në histori, shënoi pesë gola për PSG-në, përfshirë të parin më 23 janar 2022 në ligë kundër Reims. Nga 28 nëntor 2021 deri më 1 janar 2023, ai ishte i pamposhtur me klubin, që ishin 34 ndeshje pa humbje. Një rekord tjetër“.

Ndërkohë, ende nuk dihet për destinacionin e radhës të Ramosit.

Related posts