970×90
970×90

Kompania ajrore “Euroair-Direct”, shfaq mikpritjen e saj të jashtëzakonshme ndaj udhëtarëve në aeroport Adem Jashari në Prishtinë

Kompania ajrore “Euroair-Direct”, shfaq mikpritjen e saj të jashtëzakonshme ndaj udhëtarëve në aeroport Adem Jashari në Prishtinë

Në një akt të rrallë ndaj udhëtarëve të saj, kompania ajrore “Euroair-Direct” ka shkëlqyer në mikpritjen e tyre në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinë. Me një qëllim për të ndryshuar perceptimin e zakonshëm të stresit dhe ngarkesave të udhëtimit ajror, Euroair-Direct ka marrë masa të veçanta për të siguruar që udhëtarët të ndihen të relaksuar dhe të kujdesur gjatë gjithë përvojës së tyre në aeroport.

“Welcome to Kosova”, dhe fëmijët me simbolin e shqiponjës ishte bankarta e cila binte në sy direkt nga dalja e terminalit kur vinin udhëtarët

Drejtori i kompanisë, Gëzim Avdija është pyetur për qëllimin e organizmit të kompanisë për mikpritjen ndaj udhëtarëve i cili ka thënë se kjo është bërë për të zvogluar stresin dhe rrit nivelin e lumturisë në momentin kur udhëtarët janë në Kosovë.

“Qëllimi ynë është të ndryshojmë perceptimin tradicional të stresit të udhëtimit ajror dhe të krijojmë një përvojë pozitive për udhëtarët tanë që fillon që në momentin e mbërritjes në aeroport”, tha drejrori Gëzim Avrija , në një prononcim për Gazeta Projekti.

Tutje ai ka thënë se  beson se mikpritja luan rolin kryesor pas një udhëtimi  “Ne besojmë se një mikpritje e mirë dhe një ambient i relaksuar ndihmojnë në zvogëlimin e stresit dhe rrisin nivelin e kënaqësisë së udhëtimit për udhëtarët tanë.”

Reagimet e para të udhëtarëve ndaj kësaj ndryshimi janë shumë të ngrohta. Shumë prej tyre kanë vlerësuar përpjekjet e kompanisë ajrore për të ofruar një përvojë të shkëlqyeshme në aeroport.

Kujtojmë se kompania “Euroair-Direct”, organizon fluturime të rregullta nga Gjermania për në Kosovë dhe anasjelltas.

Related posts