970×90
970×90
970×90
970×90

Esëll dhe të dëshpëruar. Merkel: Ja si do i përgjigjet Amerikës Evropa

Esëll dhe të dëshpëruar. Merkel: Ja si do i përgjigjet Amerikës Evropa

Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu të dielën në darkë keqardhjen për vendimin e papritur të Presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga deklarata e grupit G7.

“Shpallja e tërheqjes, përmes një cicërime në twitter na bën sigurisht esëll si dhe pak të dëshpëruar” – tha Merkeli në një intervistë për televizionin publik gjerman ARD pas samitit të G7 në Kanada.

Ashtu si Kanadaja, Bashkimi Evropian po përgatitet për kundërmasa për tarifat doganore të SHBA-së për importet e çelikut dhe aluminin, tha Merkel.

Gjermania dhe BE-ja vazhdojnë t’i përmbahen komunikatës

Pas kthimit të saj në Berlin një zëdhënës i qeverisë kishte thënë se Gjermania është dakord me komunikatën për të cilën u diskutua në La Malbaie, të Kanadasë. Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas tërheqjes së Trumpit. Një zëdhënës i Presidentit të Këshillit të BE, Donald Tusk, tha “Ne i përmbahemi komunikatës, siç është rënë dakord nga të gjithë pjesëmarrësit.”

SHBA-ja dhe gjashtë vendet e tjera të G7 – përfshirë edhe aleatët kryesorë perëndimorë të Amerikës Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Kanadanë – arritën që pavarësisht dallimeve të thella mbi çështjet e tregtisë dhe ndryshimit të klimës, të bien dakord në samit në minutën e fundit për deklaratën përfundimtare prej tetë faqesh. Por pas kësaj Trumpi u tërhoq.

Trump e argumentoi në Twitter largimin e tij prej deklaratës përfundimtare – deri tani një hap unikal në historinë 40-vjeçare të G7 – me qëndrimin e presidentit kanadez Trudeau ndaj tarifave doganore amerikane për çelikun dhe aluminin.

Trudeau tha në konferencën përfundimtare për shtyp, se tarifat doganore kundër BE-së dhe Kanadasë, që Trumpi i justifikon me ruajtjen e interesave amerikane të sigurisë, janë “disi ofenduese” dhe se Kanadaja, nga ana e saj, do të vendosë po ashtu tarifa më të larta doganore ndaj mallrave amerikane.

Related posts