![Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, s’del në punë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/05/8D86A4F8-8AA8-41A9-BA14-E70463ACFF3A.png)
Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se sot dhe nesër nuk do të dalë në punë.
Klan Kosova raporton se Zeqiri ka thënë se i duhet pushim në këto dy ditë fundjave.
I pyetur nëse do ta takojë ministrin Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në pjesën veriore të vendit, i njëjti nuk e ka pohuar e as mohuar se sot gjatë ditës mund të ndodh një takim i tillë.