970×90
970×90

Top Channel-i, e “përkthen” me titra në shqip serialin kosovar

Top Channel-i, e “përkthen” me titra në shqip serialin kosovar

Një serial shqip, prodhim kosovar i titulluar “Rrushe” i cili po transmetohet në televizionin shqiptar, Top Channel është “duke u përkthyer” në titra shqip.

Titrat shfaqen në gjuhën standarde ndërkaq dialekti i personazheve është në gjuhën po ashtu shqipe por me dialekt kosovar.

Ky veprim i televizionit ka nxitur reagimin e gazetarëve dhe profesionistëve universitar.

Njëri prej tyre ishte edhe gazetari Ermal Mulosmani i cili me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasim mes fjalëve të folura në film me përkthimit.

“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” , ka shkruar Mulosmani në Facebook.

Ndërsa profesori universitar, Rrahman Paçarizi, e ka quajtur “paragjykim e rast studimi” titrimin e filmit nga shqip në shqip.

Related posts