Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e Masakrës në Burgun e Dubravës, të cilën e ka qujtatu krim të tmerrshëm të regjimit kriminal serb.
Osmani ka thënë se duhet angazhuar pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi si dhe autorët të sjellën para drejtësisë.
“Në këtë përvjetor, kujtojmë sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e këtyre të burgosurve që kontribuuan për çështjen kombëtare, të cilët qëndruan stoikisht e nuk u thyen deri në frymën e fundit.” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zyrës së Presidentës.
Njoftimi i plotë:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Dubravës
Afër një muaj përpara se Kosova të bëhej e lirë, makineria e pushtetit gjenocidal të Serbisë, manifestoi egërsinë ndaj të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, me ç`rast në periudhën 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.
Ata po mbaheshin në burg padrejtësisht si pengje të luftës, e në kundërshtim me të gjitha rregullat e të drejtës ndërkombëtare. Masakra e Dubravës është një nga krimet me të tmerrshme të regjimit kriminal serb gjatë vitit 1999, prandaj drejtësia për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit do të jetë triumf i së vërtetës.
Në këtë përvjetor, kujtojmë sakrificat, vuajtjet dhe mundimet e këtyre të burgosurve që kontribuuan për çështjen kombëtare, të cilët qëndruan stoikisht e nuk u thyen deri në frymën e fundit.
Kujtim dhe nderim i përhershëm për ta, sikurse edhe angazhim i pareshtur për ndëshkimin e këtij krimi duke sjellë autorët para drejtësisë.