970×90
970×90
970×90
970×90

Shoferi besnik i princeshës Diana zbulon sekrete nga nata e tmerrit

Shoferi besnik i princeshës Diana zbulon sekrete nga nata e tmerrit

Në 1991, pak njerëz e dinin të vërtetën e martesës së princeshës Diana, e cila po copëtohej, ndërkohë që princi Çarls kishte rinisur lidhjen e tij me Camilla Parker Bowles.

E shkatërruar, ajo kishte vendosur të bënte publike anën e saj të historisë duke zgjuar zemërimin e familjes Mbretërore të Britanisë së Madhe, por sekretet e saj më të errëta dolën në pah vetëm pas vdekjes.

Lady Diana vdiq në një aksident në Paris, por edhe pse kanë kalur gati njëzet vjet, misteri i asaj nate pushton titujt  e medieve britanikë edhe ditët e sotme.
Colin Tebbutt, një nga shoferët e saj më besnikë, tregoi për “The Sun” natën e 31 gushtit 1997, gjatë së cilës Princesha Diana vdiq në një aksident të tmerrshëm, duke bërë publike detaje makabre.

“Pas aksidentit atë nuk e quan në një morg, po në një dhomë spitalore, ku trupin e saj e mbuluan me shumë batanije.
Shumë njerëz të panjohur vinin e shkonin dhe gjëja e parë që bëra ishte që të ndaloja njerëzit që vinin të mos përkuleshin mbi trupin e saj”, shkruan “Th Sun”.
Por kush ishin këta individë të panjohur, të rëndësishëm që vinin të verifikonin trupin e vdekur të Dianës?

Colin Tebbutt nuk jep emra:
“Njerëzit ishin anëtarë të qeverisë, nuk e dija se kush ishin…
Ata nuk thanë asgjë, vetëm se u përkulën, e shikonin dhe pastaj iknin”.
Ai shton:
“E dija pse ata vinin atje, por nuk mundja t’i ndaloja të vinin”.
Shoferi, megjithatë arriti të njohë një figurë politike, Presidentin e Republikës të asaj kohe në Francë, Jacques Chirac.
Edhe ai erdhi vetë për të parë trupin e pajetë të Dianës.
Edhe pas disa orëve, më vonë, kishte pak njerëz kuriozë që ngjiteshin në muret e dritareve për të parë trupin e Princeshës:
“Pashë njerëz që ngjiteshin nëpër muret, ata ishin pak më larg. Dritaret nuk kishin perde, prandaj kërkova disa batanije dhe i vara në dritare që të mos shikohej nga jashtë”.
Mësohet se pak para vdekjes ajo telefonoi dy djemtë e saj.
Ishte një bisede tipike telefonike mes dy djemve dhe nënës së tyre, e cila ndodhej në pushime në Francë.
Biseda ishte e shkurtër, sepse djelmoshat dëshironin të vazhdonin të luanin me kushërinjtë e vet, e jo të kalonin kohë duke biseduar në telefon.
Ajo bisedë e shkurtër telefonike e vitit 1997 i ndjek edhe sot e kësaj dite princat William dhe Harry, sepse nëna e tyre, Princesha Diana, do të vdiste në një aksident me makinë po atë natë.

Related posts